Trump: Përparim i madh në bisedimet Rusi-Ukrainë

Botë | 11 muaj më parë

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një deklaratë të papritur në rrjetin e tij social “Truth Social”, ku sugjeron se mund të ketë përparim të madh në bisedimet për paqe midis Rusisë dhe Ukrainës.

Ai thekson se “diçka e mirë mund të jetë duke ndodhur”.

Kjo vjen në mes të tensioneve të fundit, ku Trump akuzoi më herët udhëheqjen ukrainase për mungesë falënderimi ndaj përpjekjeve amerikane.

“A është vërtet e mundur një përparim i madh në bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës??? Mos e besoni derisa ta shihni, por diçka e mirë mund të jetë duke ndodhur. Zoti e bekoftë Amerikën”, shkruan Trump.

Kjo deklaratë vjen pas takimeve të fundit në Gjenevë, ku zyrtarët amerikanë dhe ukrainas kanë arritur një “kornizë të përditësuar dhe të rafinuar” për paqen, sipas një deklarate të përbashkët të publikuar ditën e djeshme.

Sekretari i Shtetit Marco Rubio, i cili udhëhoqi negociatat, e quajti takimin “më të produktivin deri tani”, duke thënë se janë ngushtuar dallimet në një plan 28-pikësh të propozuar nga administrata Trump.

Megjithatë, ai shtoi se “ende ka punë për të bërë” përpara se propozimi t’i paraqitet Rusisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme