Trump premton furnizim të menjëhershëm me armë për Ukrainën, paralajmëron ‘njoftim të rëndësishëm’ për Rusinë pas takimit me Rutte

Botë | 1 vit më parë

Presidenti amerikan Donald Trump pritet të njoftojë sot një plan të ri për furnizimin e Ukrainës me armë ofensive, në një ndryshim të dukshëm të qëndrimit që ka mbajtur deri më tani ndaj luftës Rusi-Ukrainë, raportoi Axios duke cituar dy zyrtarë amerikanë.

“Do t’u dërgojmë raketa Patriot, të cilat u duhen me dëshpërim”, tha Trump, pak javë pasi SHBA pezulloi dërgesat e disa armëve drejt Kievit, për të garantuar rezerva të mjaftueshme për forcat amerikane.

Ai sqaroi se sasia ende nuk është vendosur, por konfirmoi se “do t’i kenë, sepse kanë nevojë për mbrojtje”.

Armët do të vijnë përmes shteteve evropiane anëtare të NATO-s dhe sipas Trump, do të “paguhen 100%”.

Trump u shpreh i “zhgënjyer” nga presidenti rus Vladimir Putin, duke thënë se “flet bukur ditën, por bombardon natën”, duke e quajtur këtë sjellje problematike.

Keith Kellogg, i dërguari i posaçëm për Ukrainën, do të vizitojë sot Kievin, ndërsa Trump planifikon një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ku pritet të bëjë një “njoftim të rëndësishëm për Rusinë”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme