Trump: SHBA-të nuk kanë mbaruar ende në Iran

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se vendi i tij “nuk ka mbaruar ende” operacionet në Iran, gjatë një fjalimi para mbështetësve në Hebron, Kentucky, SHBA.
Trump lavdëroi operacionin ushtarak amerikan, duke pretenduar se forcat amerikane shkatërruan marinën dhe forcën ajrore iraniane brenda pak orësh.
“Ne fituam. Në orën e parë gjithçka mbaroi,” tha ai.
Presidenti amerikan deklaroi gjithashtu se forcat e SHBA-së kanë “rrëzuar” dhjetëra anije iraniane brenda dy ditësh.
Sipas Trump, operacioni ushtarak i quajtur Operation Epic Fury do të ndikojë edhe në tregjet globale të energjisë. Ai tha se veprimet ushtarake do të “ulin ndjeshëm çmimet e naftës” dhe do të zvogëlojnë kërcënimet për sigurinë globale.
Në fjalimin e tij, Trump theksoi gjithashtu fuqinë e ushtrisë amerikane, duke deklaruar se ajo është “më e mira në botë” dhe se kapacitetet aktuale janë ndërtuar gjatë mandatit të tij të parë presidencial.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




