Trump vendos tarifë prej 50% për Brazilin, kërkon ndërprerjen e gjyqit ndaj Bolsonaros

Amerikë | 1 vit më parë

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar planet për vendosjen e një tarife 50% ndaj mallrave të importuara nga Brazili, duke përshkallëzuar tensionet tregtare dhe diplomatike me vendin e Amerikës Latine. Në një letër të publikuar në rrjetet sociale, Trump akuzoi Brazilin për sulme ndaj kompanive amerikane të teknologjisë dhe për ndjekje politike ndaj aleatit të tij të djathtë, ish-presidentit Jair Bolsonaro.

“Qeveria e Brazilit po kryen një gjueti shtrigash kundër një njeriu të pafajshëm. Ne nuk do të qëndrojmë duarkryq”, thuhej në deklaratën e Trump. Ai gjithashtu bëri thirrje që gjyqi ndaj Bolsonaros të ndërpritet menjëherë.

Presidenti aktual i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, reagoi menjëherë, duke theksuar se “askush nuk është mbi ligjin” dhe paralajmëroi masa reciproke në rast se tarifat hyjnë në fuqi. “Brazili nuk do të pranojë ndërhyrje në sistemin e tij gjyqësor,” shtoi Lula.

Trump gjithashtu bëri të ditur se nga 1 gushti do të hyjë në fuqi edhe një tarifë 50% për importet e bakrit, duke përmendur “shqetësime për sigurinë kombëtare”. Këto veprime vijnë në kuadër të një sërë tarifash të reja ndaj vendeve të ndryshme, përfshirë Japoninë dhe Korenë e Jugut, që Trump i ka paralajmëruar gjatë javës së fundit.

Lëvizja ndaj Brazilit, sinjalizon ndërhyrje direkte në çështje të brendshme të një vendi tjetër, gjë që mund të përkeqësojë më tej marrëdhëniet dypalëshe dhe të ndikojë në balancat tregtare në rajon.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme