Trump: Zelensky s’duhet të sulmojë Moskën

Amerikë | 1 vit më parë

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas raportimeve të Financial Times e cila përmendte burime në kushte anonimati ku Trump pyeste Zelenskyn gjatë një bisede telefonike nëse mund të godiste Moskën ose Shën Petersburgun.

Nga ana e  tij Zelensky dyshohet se i është përgjigjur se një sulm i tillë do të ishte i mundur nëse ShBA do t’i jepte armët e nevojshme.

Kur u pyet nëse Zelensky duhet të synojë Moskën ose më thellë në Rusi, Trump u përgjigj duke thënë: “Jo, ai nuk duhet të synojë Moskën”.

Duke komentuar raportimin e FT më herët gjatë ditës, Sekretari i Shtypit i Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt, në një deklaratë për Neësëeek, akuzoi gazetën se “e ka nxjerrë bisedën jashtë kontekstit”.

“Presidenti Trump thjesht po bënte një pyetje. Ai po punon pa u lodhur për të ndaluar vdekjet dhe për t’i dhënë fund kësaj lufte”, tha ajo.

Raportimi i FT erdhi teksa Trump është afruar me Ukrainën duke premtuar se do të ofrojë edhe armë që vendi të mbrohet nga agresioni rus.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme