Trupat shqiptare në stërvitje për KFOR ’36 në Gjermani, Vengu: Profesionalizëm në sigurinë kolektive

Trupat shqiptare, pjesë e Batalionit Komando në kuadër të misionit Kosovo Force (KFOR ’36), po zhvillojnë stërvitje në Hohenfels, Gjermani.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka publikuar foto nga stërvitja paradislokuese në kuadër të këtij misioni.
Vengu vlerësoi profesionalizmin, disiplinën dhe gatishmërinë e trupave shqiptare, duke theksuar rëndësinë e përgatitjes së lartë për përmbushjen e detyrave në mbështetje të sigurisë kolektive.
“Profesionalizëm, disiplinë dhe gatishmëri aty ku kërkohet më shumë. Jemi NATO në personel, në përgatitje, në mbrojtje të sigurisë kolektive,” shkruan ministri.
Stërvitja në Hohenfels shërben për rritjen e kapaciteteve operacionale dhe ndërveprueshmërisë me aleatët, në prag të angazhimit të radhës në kuadër të misioneve të NATO-s në rajon.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




