Turi i parë i Champions League 2025-2026/ Egnatia do të ndeshet me kampionët e Islandës, Breidablik

Sport | 1 vit më parë

Shorti i turit të parë kualifikues në Champions ka rezervuar për Egnatian përballjen me ekipin kampion në Islandë, Breidablik.

Ndeshjet e para do të luhen më 8 ose 9 korrik ndërsa takimet e kthimet janë programuar për më 15 dhe 16 korrik.

Kampionët në fuqi të Shqipërisë edhe pse nuk kanë na favor faktorin fushë pasi do të luajnë në Shqipëri duelin e parë, pritet që të kalojnë këtë pengesë, pasi ekipi i Breidablik është një skuadër modeste.

Aventura e tyre në kupat e Europës vitin e kaluar u ndal në turin e dytë të Ligës së Konferencës ku Drita e Kosovës i eliminoi pasi i mundi në të dy ndeshjet.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme