Turizmi malor në fokus, Rama: Të promovojmë potencialin e Alpeve

Aktualitet | 3 muaj më parë

Kryeministri Edi Rama ka promovuar Nikaj-Mërturin si një nga destinacionet më të veçanta të Alpeve Shqiptare, duke vlerësuar potencialin e tij turistik dhe mikpritjen që, sipas tij, ofron një përvojë unike për vizitorët.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë thekson se projekti ALPS, i mbështetur nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit (MTKS), ka bërë bashkë administratorë të bujtinave, hoteleve dhe guida turistike për të diskutuar sfidat dhe mundësitë e zhvillimit të turizmit malor.

Sipas Ramës, takimi synon të forcojë dialogun me aktorët lokalë, si një element kyç për promovimin e qëndrueshëm të Nikaj-Mërturit dhe për valorizimin e potencialit të tij të jashtëzakonshëm turistik.

“Mirëmëngjes dhe me një thesar të Alpeve Shqiptare, siç është Nikaj-Mërturi, ku mikpritja krijon një përvojë speciale për çdo vizitor, ndërsa projekti ALPS, i mbështetur nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit (MTKS), bëri bashkë administratorë të bujtinave, hoteleve dhe guida turistike për të diskutuar mbi sfidat dhe mundësitë e zhvillimit të turizmit malor, duke nxitur dialogun me aktorët lokalë si bazë për promovimin e qëndrueshëm të këtij destinacioni dhe valorizimin e potencialit të tij të jashtëzakonshëm turistik, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme