Turizmi vendas, më i preferuar këtë sezon. Agjencitë turistike në Shkodër, fluks prenotimesh për destinacionet malore
Gjatë këtij sezoni me fluks të lartë turistësh të huaj në Shkodër, edhe banorët vendas duket se po orientohen gjithnjë e më shumë drejt destinacioneve turistike brenda vendit.
Sipas drejtuesve të agjencive turistike në Shkodër, këtë verë është vënë re një kërkesë e shtuar për udhëtime në destinacionet shqiptare, veçanërisht për turizmin malor.
“Si mjet Shkodra ka pasur një fluks të madh, sidomos për udhëtimet brenda Shqipërisë ka pasur shumë kërkesa. Destinacionet që kërkohen, Valbona, Thethi, Lumi i Shalës që është ka qenë një ndër më të kërkuarit, edhe jugën e kanë shëtitur shumë”, tha agjentja turistike Genta Mustali.
Po sipas operatorëve turistik krahasuar me një vit më parë, kërkesa për udhëtime jashtë vendit ka shënuar një rënie, ndonëse destinacionet si Turqia, Greqia dhe Mali i Zi vazhdojnë të mbeten pjesë e preferencave të shkodranëve.
“Ka një kohë sepse ka pasur një rritje çmimesh normalisht. Çdo vit janë pak më të larta se normalisht kur rriten ushqimet rriten rritet çdo gjë”, tha ajo
Tendeca e këtij sezoni tregon se për pushuesit vendas , pasuritë dhe natyrore dhe aksesi rrugor po e zhvendos gjithnjë e më shumë vëmendjen drejt turizmit vendas, duke i dhënë me shumë mundësi destinacioneve shqiptare për të tërhequr turistë nga tregu vendas
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



