Turneu i Përfaqësueseve Rajonale për moshat U12 dhe U13, Lezha triumfon në të dyja grupmoshat

Turneu i Përfaqësueseve Rajonale u mbyll me sukses sot në “Shtëpinë e Futbollit”, ku u zhvilluan dy finalet për grupmoshat U-12 dhe U-13.
Fitues të turneut u shpallën ekipet përfaqësuese rajonale të Lezhës për të dyja grupmoshat, 2012 dhe 2013.
Finalja e kategorisë 2012 përballi përfaqësueset rajonale të Lezhës dhe Fierit, duke u mbyllur me fitoren minimale 1-0 për Lezhën. Ndërsa në finalen e kategorisë 2013, Lezha triumfoi sërish ndaj Fierit me rezultatin 2-1.
Pjesë e turneut të përfaqësueseve rajonale për ekipet e moshave U-12 dhe U-13 ishin të gjitha ekipet rajonale nga Fieri, Durrësi, Elbasani, Gjirokastra, Tirana, Korça, Shkodra dhe Lezha
Turneu rajonal u organizua nga Federata e Futbollit në bashkëpunim me të gjitha shoqatat rajonale të futbollit dhe kishte si synim kryesor evidentimin e talenteve të rinj që aktivizohen në kampionatet rajonale të organizuara nga FSHF.
Pas përfundimit të ndeshjeve finale, fëmijët vizituan muzeun në “Shtëpinë e Futbollit”, ku u njohën me historinë e pasur të futbollit shqiptar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




