Turqi, lojtarët e Fenerbahçes grushte me tifozët në fushë

Rajoni | 3 vite më parë

Në “Papara Park” të Trebizondës ndeshja mes ekipit vendas dhe Fenerbahçes u mbyll me skena të turpshme. Fitorja e ekipit mik në shifrat 3-2 u eklipsua nga skenat e dhunës pasi tifozët u futën në fushë.

Ish-lojtari i QPR-së Brajt Osaji-Samuel goditi me grushte një tifoz ndërsa Miçi Batshuaji goditi me shkelm një tjetër. Ish-lojtari i Çelsit dhe Krystal Palasit tentoi që të largonte tifozët kundërshtarë, të cilët e kthyen në objektiv pasi ishte ai autori i golit të fitores.

Për këtë episode mbajti sot qëndrim edhe FIFA. Xhani Infantino deklaroi se: “Dhuna që ndodhi pas ndeshjes së Superligës turke të luajtur midis Trabzonspor dhe Fenerbahçe është absolutisht e papranueshme. Këto nuk kanë vend brenda apo jashtë fushës, në sportin tonë apo në shoqërinë tonë. E kam thënë më parë dhe do ta them përsëri, në futboll, pa përjashtim”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme