Turqia përfundon karantinën e fundjavës

Botë | 6 vite më parë

Turqia përfundoi karantinën e fundjavës, ndërsa shtetrrethimi filloi të premten në ora 21:00 dhe përfundoi të hënën në 5:00 të mëngjesit sipas kohës lokale.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan më 30 nëntor njoftoi kufizime të reja prej koronavirusit, duke përfshirë orën policore në netët e javës dhe mbylljen e plotë gjatë fundjavës.

Sipas medias turke, disa sektorë përfshirë prodhimin, furnizimin, shëndetësinë dhe bujqësia përjashtohen nga ndalesa e lëvizjes. Supermarketet, dyqanet ushqimore, kasapët dhe dyqanet e frutave funksionuan midis orës 10:00 dhe 17:00 në fundjavë.

Furrat e bukës gjithashtu ishin të hapura gjatë orarit të ndalimit të fundjavës.

Restorantet, ndërkohë, ofruan shërbimin shpërndarjes së porosive midis orës 10:00 dhe 20:00 të shtunën dhe të dielën.

Njoftimi erdhi pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në Turqi. Ndalesat do të vazhdojnë derisa të merret një vendim i ri.

Të dielën, Turqia raportoi 26.919 infeksione të tjera me COVID-19, duke përfshirë 5.103 pacientë simptomatikë dhe 218 vdekje të tjera gjatë 24 orëve të fundit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme