Tym i zi nga oxhaku- Kardinalët kthehen në Kapelën Sistine, votojnë për zgjedhjen e Papës së ri

Europë | 1 vit më parë

Kardinalët katolikë do të kthehen në Kapelën Sistine këtë të enjte (8 maj) në ditën e dytë të votimit për zgjedhjen e Papës së ri, pas vdekjes në moshën 88-vjeçare të Papa Françeskut.

Votimi i parë do të jetë në orën 10:30 të mëngjesit të sotëm, i ndjekur nga një tjetër në orën 12:00.

Më pas, kardinalët do të drekojnë për të vijuar me dy votime të tjerë, në orën 17:30 dhe në orën 19:00.

Megjithatë, nuk ka gjithmonë tym për secilën nga katër votimet. Në votimet e para në mëngjes dhe pasdite, ka vetëm tym të bardhë nëse zgjidhet një papë i ri.

Në ditën e parë të konklavës, pas një pritjeje të gjatë, nga oxhaku i  Kapeles Sistine doli tym i zi, që do të thotë se kardinalët nuk mundën të merrnin një vendim për zgjedhjen e papës së ri.

Dhjetëra mijëra persona u mblodhën në Sheshin e Shën Pjetrit për votimin e parë të konklavës – rezultatet e të cilave u deshën më shumë se tre orë për t’u shpallur.

Mungesa e një Pape të ri do të thotë që kardinalët mblidhen sërish këtë të enjte në Kapelën Sistine me dyer të mbyllura për raunde të tjera votimi.

Papa Françesku, i lindur si Jorge Mario Bergoglio në Buenos Aires të Argjentinës, ndërroi jetë më 21 prill në moshën 88-vjeçare.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme