U arrestuan gjatë tubimit të PD, Apeli liron 4 protestuesit

Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur të lirojë nga qelia katër protestuesit e arrestuar pas tubimit të Partisë Demokratike më 17 prill. Vendimi i sotëm i kalon ata nga masa e sigurisë “arrest me burg” në “detyrim paraqitje”.
Në listën e personave të liruar përfshihen K.Ç., B.T., H.Sh., M.T. dhe S.B., të cilët u vunë në pranga pas akteve të dhunës gjatë protestës.
Tubimi i PD-së u shoqërua me tensione, ku protestuesit hodhën molotovë dhe fishekzjarrë në drejtim të Kryeministrisë. Përplasjet me policinë sollën katër të lënduar, mes tyre edhe një efektiv, të cilët u dërguan në Spitalin Universitar të Traumës për trajtim mjekësor.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




