U denoncua si i zhdukur, ish-zv.drejtori i AKSH-it, Daniel Shima paraqitet në Polici: U largova me dëshirë

Disa orë pas denoncimit në Polici nga familjarët për zhdukjen e të afërmit të tyre, ish-zv.drejtorit të AKSH-it Daniel Shima, ky i fundit është paraqitur në Komisariat ku ka deklaruar se ishte larguar me dëshirën e tij.
“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për kallëzimin e shtetases M. Sh, për humbjen e kontakteve me djalin e tij, shtetasin D. Sh., 34 vjeç, bëjmë me dije se rreth orës 02:00, ky shtetas është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 1 dhe ka deklaruar se ishte larguar me dëshirën e tij.“, njofton policia.
Burime për RTSH mësojnë gjithashtu se Shima ka deklaruar para uniformave blu se për shkak të një konflikti që ka pasur me të dashurën e tij, është larguar në jug të vendit.
Ai u paraqit në Komisariat pak orë pas denoncimit për zhdukjen e tij nga familjarët.
Këta të fundit bënë me dije një ditë më parë se u alarmuan nga një mesazh që u mbërriti në telefon nga Shima teksa shkruante “Po më arrestojnë!”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




