U dënua me 1 vit burg, Edison Memolla dërgohet në burgun e Rrogozhinës

Kreu i Bashkisë së Rrogozhinës, Ediosn Memolla, i cili u dënua me 1 vit burg nga Apeli i GJKKO-së, do ta vuaj dënimin në burgun e qytetit ku ai u zgjodh kryebashkiak. Vendimi për Memollën u dha të hënën (9 shkurt), ndërsa në po të njëjtën ditë ai u vetëdorëzua në polici.
Memolla është shpallur fajtor për veprën penale “korrupsion aktiv në zgjedhje”, e kryer në bashkëpunim.
Hetimet e SPAK vërtetuan se gjatë zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit 2022, Memolla kishte ndikuar te një punonjës i OSHEE-së për të mos ndërprerë energjinë elektrike të një abonenti debitor. Ky favor u bë me qëllimin që qytetari të votonte në favor të kandidaturës së Memollës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




