U gjet i pajetë në një banesë në Durrës, policia: 51-vjeçari u vra me thikë. Arrestohet autori

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me gjetjen e trupit të pajetë një ditë më parë në një banesë në Durrës. Policia ka konfirmuar se 51-vjeçari është vrarë me thikë dhe se ngjarja ka ndodhur pas një sherri nën efektin e lëndëve narkotike.
Nga ekspertiza mjekoligjore ka rezultuar se në trupin e viktimës, 51-vjeçarit V. B., alias M. B., ishin të pranishme shenja dhune dhe plagë të shkaktuara nga mjeti prerës, të cilat i kanë shkaktuar vdekjen.
Trupi u gjet nga familjarët në banesën e hallës së viktimës, pasditen e djeshme në lagjen nr. 12 të Durrësit. Sipas policisë, 51-vjeçari dhe të njohur të tij e përdoronin këtë banesë për të marrë drogë.
Policia ka arrestuar edhe autorin e dyshuar të ngjarjes, ku dyshohet se në kushtet e përdorimit të drogës ka pasur një sherr mes viktimës dhe autorit, gjë që ka përfunduar më pas në vrasjen e 51-vjeçarit me thikë.
Policia e Durrësit ka shoqëruar që mbrëmjen e djeshme shumë persona për ngjarjen, midis të cilëve ka qenë edhe autori.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




