U godit në kokë nga mushka, i mituri transportohet me helikopter drejt Spitalit të Vlorës

Një fëmijë rreth 8 vjeç ka mbetur i lënduar në kokë pas një goditjeje nga një mushkë. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në fshatin Bashaj, i cili është i izoluar për shkak të bllokimit të rrugës, por për shkak të vështirësive në qarkullimin rrugor, ndërhyrja urgjente dhe transferimi i fëmijës në spital është kryer ditën e sotme me helikopter. I mituri u dërgua në Spitali e Vlorës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
I mituri është goditur nga mushka në datën 2 janar dhe ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Vlorë me 7 të qepura në kokë. Gjatë dy ditëve të fundit, fëmija ka shfaqur problem shëndetësore, temperaturë dhe enjtje në kokë. Për shkak të mungesës së rrugës ka qenë problem transportimi i tij drejt spitalit. Mbrëmjen e djeshme është njoftuar për ngjarjen Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i cili ka kërkuar transportimin me helikopter të të miturit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




