U kap duke transportuar kokainë, arrestohet 22-vjeçari në autostradën Tiranë-Durrës

Aktualitet | 1 vit më parë

Një 22-vjeçar është arrestuar mëngjesin e kësaj të shtune (20 shtator), pasi u u kap në flagrancë në autostradën Tiranë-Durrës duke transportuar pako me kokainë. Sipas Policisë, i riu dyshohet se do ta shiste kokainën në doza në disa zona në Tiranë si Yzberisht, Kashar dhe “Ali Dem”.

Ai u kap në afërsi të Vorës, ndërsa nga kontrolli në automjet, u gjet një pako me 564 gramë kokainë.

Policia njofton se vijojnë hetime për të identifikuar dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale persona të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme