U konfliktuan për radhën në Kapshticë, 35-vjeçari plagoset me thike, arrestohet autori

Një 35-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në pikën e kalimit kufitar në Kapshticë, pas një konflikti me një 51-vjeçar. Nëpërmjet një njoftimi për mediat, Policia bën me dije se ata u konfliktuan për radhën e procesit të skanimit, të mjeteve që drejtonin.
35-vjeçari është dërguar për mjekim në spitalin e Korçës, ndërsa autori u arrestua dhe ndodhet në komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




