Rrëzohet avioni në Indi, humbin jetën 241 persona në bord, një i mbijetuar

Një avion i Air India me 242 persona në bord u rrëzua të enjten pak minuta pas ngritjes në ajër nga aeroporti ndërkombëtar në qytetin e Ahmedabadit, Indi.
241 pasagjerë kanë humbur jetën nga rënia e avionit, ndërsa një person, shtetas britanik, ka mundur t’i shpëtojë aksidentit fatal.
Vishwash Kumar Ramesh, i cili po kurohet në spital, ka treguar se çfarë ndodhi pak sekonda para përplasjes. “Tridhjetë sekonda pas ngritjes, pati një zhurmë të fortë dhe më pas avioni u rrëzua. Gjithçka ndodhi kaq shpejt”, ka deklaruar ai.
Gjithashtu në spital për ndihmë mjekësore janë dërguar rreth 60 studentë të mjekësisë, të cilët ndodheshin në konviktin pranë të cilit u rrëzua avioni.
Avioni i llojit “Boeing 787 Dreamliner” do të udhëtonte drejt aeroportit londinez të Gatuikut në Mbretërinë e Bashkuar, kur humbi drejtimin dhe shpërtheu në flakë në një zonë civile pranë aeroportit. Kontrollorët e trafikut ajror morën një sinjal emergjence “Mayday” përpara aksidentit, por nuk patën një reagim të mëtejshëm nga ekipi i pilotëve.
Në vendin e ngjarjes u dërguan disa automjete zjarrfikëse dhe ambulanca për të kryer operacione shpëtimi, ndërsa disa persona u transportuan në spitalet më të afërta me barela.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Aviacionit Civil, në bordin e mjetit ishin 242 persona, nga të cilët 230 pasagjerë, 10 anëtarë të ekuipazhit dhe 2 pilotë. Burimet zyrtare thanë se 169 ishin shtetas indianë, 53 shtetas britanike, një nga Kanadaja dhe shtatë shtetas portugezë.
“Në këtë moment, po përcaktojmë detajet dhe do të ndajmë përditësime të mëtejshme,” tha Air India në “X”.
Drejtoria e Aviacionit Civili pritet të nisë një hetim formal, së bashku me një ekip teknik nga Boeing. Sipas ekspertëve, ngarkesa e madhe me karburant për shkak të rrugës së gjatë që mjeti pritej të përshkonte e përkeqësoi situatën me flakët e zjarrit dhe operacionet e kërkim-shpëtimit.

Zyrtarët ende nuk kanë lëshuar një deklaratë mbi shkakun e dyshuar të rrëzimit. Ekspertët sugjerojnë se ngarkesa e madhe e karburantit për rrugën ndërkombëtare mund të ketë përkeqësuar zjarrin pas rrëzimit, duke i komplikuar përpjekjet e shpëtimit.
Aksidenti tragjik ajror në Indi, një shtetas britanik i mbijetuar
Një person raportohet se i ka mbijetuar aksidentit tragjik ajror të avionit Air India. Sipas BBC, Vishwash Kumar Ramesh, një shtetas britanik, ishte ulur në vendin 11A. Ai ndodhet në spital ku po merr kujdesin e nevojshëm shëndetësor. Ai ka treguar edhe se çfarë ndodhi pak sekonda para përplasjes.
“Tridhjetë sekonda pas ngritjes, pati një zhurmë të madhe dhe më pas avioni u rrëzua. Gjithçka ndodhi kaq shpejt“, tha ai.

Pronarët e Air India do t’u ofrojnë familjeve të viktimave rreth 86 mijë paund
Pronarët e Air India, Tata Group, do të ofrojnë rreth 86,000 £ për familjet e secilit person që humbi jetën në aksidentin ajror në Ahmedabad, tha kompania. Një deklaratë që i atribuohet Natarajan Chandrasekaran, kryetarit të Air India, thuhet se do të mbulohen edhe shpenzimet mjekësore të të plagosurve.
“Ne mbetemi të palëkundur në qëndrimin me familjet dhe komunitetet e prekura gjatë kësaj kohe të paimagjinueshme,” shton ajo.
Reagimet mbi ngjarjen
Kryeministri indian Narendra Modi ka reaguar mbi ngjarjen, duke deklaruar se është në kontakt me ministrat dhe autoritetet për të ndihmuar të prekurit.
“Tragjedia në Ahmedabad na ka tronditur dhe na ka trishtuar. Është e dhimbshme përtej çdo fjale. Në këtë orë të trishtueshme, mendimet e mia janë me të gjithë ata që janë prekur prej saj. Kam qenë në kontakt me ministrat dhe autoritetet që po punojnë për të ndihmuar të prekurit“, tha Modi.

Edhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, deklaroi se mendimet e tij janë me pasagjerët dhe familjet e atyre që ishin në fluturimin e Air India, i cili kishte destinacion Londrën Gatwick dhe u rrëzua në Ahmedabad.
“Skenat që po shfaqen të një aeroplani me destinacion Londrën që transportonte shumë shtetas britanikë, i cili u rrëzua në qytetin indian të Ahmedabadit, janë shkatërruese. Po mbahem i informuar ndërsa situata zhvillohet dhe mendimet e mia janë me pasagjerët dhe familjet e tyre në këtë kohë thellësisht shqetësuese.”, tha Starmer.

Mbi ngjarjen po mbahet i përditësuar edhe Mbreti Charles.
“Mbreti po mbahet i informuar mbi situatën në zhvillim pas rrëzimit të avionit me destinacion Gatwick”, thotë Pallati Buckingham.
Aksidenti i fundit fatal me avion në Indi se ishte në vitin 2020, sipas agjencisë AFP, kur një avion Boeing-737 i linjës Air India Expres u përplas me kokë në një luginë, pasi keqllogariti momentin e zbritjes në pistë për shkak të shiut dhe erës së fortë. Njëzet e një persona nuk i mbijetuan aksidentit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




