U tremb Alibeaj? Bejko: Çfarë të bëhej, të qëllohej? Aty po luhet teatër

Ka dështuar edhe këtë të premte mbledhja e Komisionit për Reformën Zgjedhore. Vetë Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, nuk ka qenë sot pjesë e mbledhjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore. Ndërsa mungesa e tij është hedhur në diskutim në emisionin “3D”.
Nënkryetari i PD-së, Roland Bejko e ka konsideruar teatër mbledhjen e komisionit për Reformën Zgjedhore ndërsa ka mbështetur mungesën e Alibeajt.
Sipas tij, fillimisht qeveria duhet të krijojë kushtet e një mbledhjeje normale.
“Po luhet një teatër. Alibeaj mungoi, por çfarë të bënte të shkonte atje dhe të qëllohej. Alibeaj nuk është nga ata që trembet. Qeveria ka për detyrë që në parlament të krijojë kushte që të zhvillohet mbledhja në kushte normale. Këta janë në një regjizurë të përbashkët që nuk duan që proceset të ecin. PS do të shtyjë aq shumë që kur të vijë momenti për të diskutuar votën e emigrantëve të thotë se kanë kaluar afatet dhe skemi ç’të bëjmë se opozita është në luftë. Alibeaj është atje si përfaqësues i PD-së.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




