Udhëheqësi i ri suprem i Iranit jep mesazhin e parë publik: Ngushtica e Hormuzit do mbetet e mbyllur. Bazat amerikane në rajon do shkatërrohen

Botë | 8 muaj më parë

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka publikuar mesazhin e tij të parë që nga emërimi në postin më të lartë të vendit. Mesazhi u transmetua në televizionin shtetëror iranian, ndërsa ai nuk është shfaqur ende në publik që nga shpallja e emërimit të tij.

Në deklaratën e tij, Khamenei bëri thirrje për unitet mes popullit iranian dhe paralajmëroi se Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme për transportin global të naftës, do të mbetet e mbyllur si një “mjet presioni”.

Ai paralajmëroi gjithashtu se bazat amerikane në rajon duhet të mbyllen, duke shtuar se në të kundërt “do të sulmohen”.

Në mesazhin e tij, udhëheqësi iranian theksoi se Irani synon të ruajë marrëdhënie miqësore me vendet fqinje, por sipas tij, objektiv i veprimeve të Teheranit janë bazat amerikane të vendosura në këto shtete.

Deklarata vjen në një moment tensionesh të larta në rajonin e Lindjes së Mesme dhe rritjes së përplasjes mes Irant dhe SHBA-së.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme