UEFA shifër rekord për klubet që kanë dërguar lojtarë në kombëtare për katër vjeçarin 2020-2024

Sport | 2 vite më parë

UEFA ka bërë me dije se ka shpërndarë plot 233 milionë euro 901 klubeve të 55 Federatave për kontributin e dhënë duke furnizuar kombëtaret respektive me lojtarë për periudhën 2020-2024.

Shteti që ka përfituar më shumë është Anglia, klubet e së cilës kanë arkëtuar 46.89 milionë euro. Ndërsa në vendin e dytë qëndrojnë klubet italiane, të cilat së bashku kanë arkëtuar 35.31 milionë euro. Në vendin e tretë ndodhet Gjermania me 30.35 milionë euro dhe në të katërtin vjen Spanja me 22.88 milionë euro.

Mançester Siti është klubi që ka përfituar më shumë nga shpërblimi i UEFA-s, plot 5.17 milionë euro. Pas tyre renditen klube si Real Madrid (4.79 milionë euro), Interi (4.66 milionë euro), Bajerni i Mynihut (4.37 milionë euro) Barcelona dhe Paris Saint-Germain, të cilat kanë përfituar rreth 4.43 milionë euro.

Në listën e skuadrave, të cilat kanë përfituar premio falë lojtarëve, të cilët kanë luajtur me kombëtaret respektive është edhe formacioni i divizionit të dhjetë anglez, Yorkshire Amateur of England me 7,318 mijë euro.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme