UEFA zyrtarizon arbitrat kryesorë për Europianin U-17 “Shqipëri 2025”

UEFA ka publikuar listën e arbitrave kryesorë që do të gjykojnë në Kampionatin Europian U-17 “Shqipëri 2025”, turne që do të zhvillohet nga 19 maji deri më 1 qershor në katër stadiume: “Arena Kombëtare”, “Elbasan Arena”, “Niko Dovana” dhe “Arena Egnatia”.
Gjashtë arbitrat kryesorë të përzgjedhur për këtë turne janë:
Patrik Kolaric (Kroaci)
Mikkel Redder (Danimarkë)
Olivier Reitala (Finlandë)
Joey Kooij (Holandë)
Lukas Kuzma (Poloni)
Oleksi Derevinskyi (Ukrainë)
Sipas rregullores së UEFA-s, secili prej tyre do të shoqërohet nga një asistent nga vendi i tij.
Ndërkohë, gjyqtari shqiptar Florian Lata është përzgjedhur si arbitër i katërt në këtë Europian, së bashku me Kamal Umudlu nga Azerbajxhani.
Nga lista paraprake e asistentëve të konfirmuar deri tani janë:
Jonathan Bell (Skoci)
Guillaume Maire (Zvicër)
UEFA pritet të zyrtarizojë së shpejti emrat e mbetur për asistentët, të cilët do të plotësojnë trupën gjyqësore të këtij turneu prestigjioz, që për herë të parë organizohet në Shqipëri.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




