Ukraina kryen sulm masiv ndaj portit rus, ndërsa Rubio takohet me Zelenskyy për sigurinë e Ukrainës

Botë | 9 muaj më parë

Një port në jug të Rusisë është goditur nga një sulm i madh me dron gjatë natës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturë.

Guvernatori i rajonit të Krasnodarit, Veniamin Kondratyev, tha se sulmi ndodhi në portin e Tamanit, ku shpërthyen disa zjarre.

Sipas tij, janë dëmtuar një rezervuar nafte, një depo dhe terminale të ndryshme, ndërsa dy persona u plagosën dhe u dërguan në spital.

Dëme janë raportuar edhe në disa fshatra përreth zonës së portit.

Ky sulm, i cilësuar si “masiv” nga autoritetet lokale, vjen në kuadër të intensifikimit të operacioneve ukrainase kundër objektivave strategjike ruse, duke synuar dobësimin e kapaciteteve logjistike dhe energjetike të Moskës.

Ndërkohë, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, ndau një përditësim nga takimi i tij me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, i zhvilluar në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih. Rubio tha se bisedimet u fokusuan tek siguria e Ukrainës dhe thellimi i partneriteteve në fushën e mbrojtjes dhe ekonomisë.

“Presidenti Trump dëshiron një zgjidhje që i jep fund gjakderdhjes një herë e përgjithmonë,” theksoi Rubio, duke shtuar se çështjet që mbeten për t’u zgjidhur janë të pakta, por ndër më të vështirat. Ai shprehu dyshime nëse Rusia është e gatshme të përfundojë luftën, megjithëse sipas tij “ata thonë se po”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme