Ukraina pranon se Rusia ka hyrë në rajonin kyç të Dnipropetrovskit

Europë | 1 vit më parë

Rusët kanë hyrë në Dnipropetrovsk dhe po përpiqen të avancojnë më tej. Ushtria Ukrainase ka pranuar për here të parë se forcat ushtarake ruse kanë avancuar në Rajonine e Donetskut duke hyrë tashmë në rajonin lindor industrial.

Moska ka pretenduar disa herë përgjatë muajve të verës se forcat e saj ushtarake kanë nisur pushtimin e kësaj zone. Deepstate, një projekt ukrainas që monitoron në kohë reale përparimin ushtarak në front tha se dy fshatra të Dnipro petrovsk ishin nën kontrollin Rus.

Megjithatë Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Ukrainase mohoi këtë pretendim duke thënë se luftimet po vijojnë në mënyrë intensive dhe se njëri prej fshatrave është ende nën kontrollin e tyre.

Rajoni i Dnipropetrovskut, me më shumë se tre milionë banorë para luftës, është qendra e dytë më e madhe industriale e Ukrainës pas Donbasit. Edhe pse Rusia nuk ka shpallur aneksimin e tij, qyteti kryesor Dnipro dhe zona përreth janë goditur disa herë nga sulmet.

 Ky zhvillim vjen ndërkohë që përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës po dobësohen, pavarësisht takimeve të presidentit amerikan Donald Trump me Vladimir Putinin në Alaska dhe më pas me Volodymyr Zelenskyn në Washington.

Shpresa për një samit mes dy liderëve ka rënë, meqë Moska thotë se “asnjë agjendë nuk është gati”. Steve Witkoff, i dërguari i SHBA për Lindjen e Mesme  tha këtë të martë për Fox News se përgjatë kësaj jave do të takohej me zyrtarë Ukrainas në Nju Jork ndërsa shtoi se Uashingtoni flet me zyrtarët ruse çdo ditë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme