Union ndal Bajernin, Freiburg në vend të parë

Bajern është ndalur në një barazim 1-1 në shtëpinë e Union Berlin, në javën e pestë të Bundesligës. Është Becker ai që kaloi vendasit përpara në minutën e 12-të, me kampionët e Gjermanisë që e shohin veten në disavantazh. Reagim i menjëhershëm i skuadrës së Nagelsmann që barazoi me Kimmich në minutën e 15-të. Pjesa e dytë pa shumë lëkundje me skuadrat që luajnë hapur dhe lënë hapësira. Gjithsesi, ndeshja përfundon me një gol në secilën anë dhe Bayern bllokohet.
Fitore e rëndësishme e Freiburgut ndaj Leverkusenit, që ngjitet në 12 pikë dhe merr kryesimin në Bundesligë. Skuadra vendase nisi më mirë dhe gjeti avantazhin me Dembiray. Ndryshimet e bëra nga Streich në fillim të pjesës së dytë rezultuan vendimtare: Ginter me kokë nga një goditje këndi barazoi, tre minuta më vonë vjen parakalimi i Freiburg me Gregoritsch. Schick sjell barazpeshën, por është Doan që i jep fitoren Freiburgut njëkohësisht dhe vendin e parë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




