Universiteti i Shkodrës takim me maturantët e Kukësit ku i paraqesin programet për studime

Aktualitet | 1 vit më parë

Duke shfrytëzuar edhe këtë periudhë parapërgatitore Universiteti I Shkodrës ka ndërmarrë tur takimesh me maturantët në gjimnaze të ndryshme.

Me gjimnazistët e Kukësit rektori Tonin Gjuraj, tha se për vetë kushtet, programet dhe atë çfarë ofron Shkodra dhe universiteti i saj, duhet të jetë zgjedhja e parë për çdo student.

“Duke kombinuar traditën me programet e mësuesisë që për hirë të vërtetës kanë një valencë të madhe kombëtare dhe duhet ta pranojmë që programet e mësuesisë janë programet më të mira që kemi në vend. Duke u kombinuar dhe me disa arsye praktike për të ardhur në Shkodër ja vlerë për ta pasur zgjedhje të parë këtë universitet.”-

Programi i trashëgimisë sapo është miratuar dhe shihet si një ndër programet prioritare dhe të kërkuara.

Siditë Duraj pedagoge thotë se programet preferenciale mbeten mjekësia teknike dhe teknologji informacioni.

“Kryesisht në lëndët tekniko-mjekësore të gjitha kuotat plotësohen që në raundin e parë. Është një degë e cila preferohet më së shumti për studentët shumë të mirë të gjimnazit. Por programi Batchelor Informatik është programi që merr pjesën më të madhe të aplikantëve që kanë dhe notën mesatare shumë të lartë.  Është më pak e preferuar programi Batchelor Matematik por megjithatë nuk ka sasi por ka cilësi shumë të mirë.”

Programet e shkencave shoqërore janë me pak të kërkuarat, për të cilat rektori thotë se nuk është krize vetëm tek ky universitet.

Rektori Gjuraj thotë se për të nxitur ecurinë dhe kërkesat për këto programe nevojiten mbështetje dhe ndërthurje mes programeve.

Universiteti i Shkodrës, mbetet nder më të rëndësishmit në vend me dy akreditimi ndërsa po përgatitet akreditimi i tretë i tij.

Bujar Mucmata

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme