Ura mbi lumin Bunë, Parlamenti i Malit të Zi miraton marrëveshjen Rama-Abazoviç

Rajon | 3 vite më parë

Parlamenti i Malit të Zi ka miratuar pas disa orësh përleshjesh verbale dhe fizike mes deputeteve marrëveshjen me qeverinë Rama për ndërtimin e urës se re mbi lumin Bunë.

Ura e gjatë 310 metra do të shkurtojë rrugën nga Plazhi i Madh i Ulqinit deri në Velipojë.

Ky projekt do të kushtojë rreth 20 milionë Euro dhe do të bashkëfinancohet nga të dy shtetet fqinje.

Projekti ishte prezantuar nga ish-kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama në muajin qershor të vitit 2022.

Protestat brenda dhe jashtë parlamentit që i paraprinë miratimit të kësaj marrëveshjeje kishin të bënin me kërkesën e opozitës dhe mbështetësve të saj për largimin nga detyra të kryeparlamentarit pro rus Mandic.

Gazetare: Amela Koçerri

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme