Ursula von der Leyen takohet me presidenten Vjosa Osmani

Kosovë | 1 vit më parë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.

Takimi mes presidentes Osmani dhe Von der Leyen është zhvilluar në presidencë.

Pas këtij takimi, presidentja e Komisionit Evropian Von der Leyen do të takohet me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.

Ndërkaq, takimin me kryeministrin Albin Kurti, do të zhvillohet në Kuvendin e Kosovës.

Von der Leyen nisi vizitën e saj në Ballkanin Perëndimor me Tiranën ku zhvilloi takime me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama, ndërsa mori pjesë edhe në Forumin e Investimeve BE-Shqipëri.

Më pas Ursula von der Leyen udhëtoi drejt Mal të Zi, Bosnjë dhe Hercegovinës, Serbisë, sot në Kosovë, për ta mbyllur turin e saj ditën e nesërme (16 tetor) me Shkupin.

Kjo është vizita e parë e Von der Leyen në rajon gjatë mandatit të saj të dytë, ndonëse ajo i vizitoi të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor saktësisht një vit më parë, në përfundim të mandatit të saj të parë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme