US Open Cup/ Uzuni shënon dy penallti, Austin shtang San Jose Earthquakes dhe fluturon në gjysmëfinale

Futboll Bota | 1 vit më parë

Mbrëmjen mes së martës dhe të mërkurës Myrto Uzuni ishte protagonist absolut në “US Open Cup” me Austin FC. Në “PayPal Park” të San Hozesë ekipi teksan mundi që të kualifikohej në gjysmëfinale të kompeticionit edhe pse vendasit nga Kalifornia shikoheshin si favorit.

Golit të shënuar për vendasit nga Arango (12’) iu kundërpërgjigj Vazquez (65’) me penallti. Ndërsa në kohët shtesë ishin sërish vendasit që gjetën avantazhin falë Kikanovic (99’) ndërsa Uzuni i dha barazimin teksanëve duke shënuar një tjetër penallti në të 115’.

Koha e regullt dhe ato shtesë nuk nxorrën një fitues dhe për këtë motiv ekipet vendosen gjysmëfinalisten  pas “ruletës” së penalltive. Ekipi vendas nuk ishte i saktë pasi shënoi vetëm dy herë nga pika e bardhë ndërsa lojtarët e Austin përfituan në maksimum duke shënuar të katër goditjet në dispozcion. Mes tyre ishte edhe Uzuni, i cili ishte i dyti mes goditësve të ekipit të tij.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme