Ushtria amerikane po planifikon paradë për ditëlindjen e Trump, mbi 6600 ushtarë do mbushin rrugët e kryeqytetit amerikan

Ushtria amerikane po përgatitet për një paradë të madhe më 14 qershor me rastin e 250 vjetorin e krijimit të ushtrisë amerikane, njëkohësisht ditëlindja e presidentit amerikan, Donald Trump.
Thehill bënë të ditur se parada, e cila mbetet nën diskutim dhe nuk është miratuar ende zyrtarisht.
Megjithatë, sipas Politico, disa ditë më parë, Shtëpia e Bardhë mohoi raportet se po planifikonte të mbante një paradë ushtarake në Uashington për ditëlindjen e presidentit amerikan, megjithëse zyrtarët vendas kanë kontaktuar qeverinë për një festë.
Trump ka kohë që dëshiron një paradë të madhe ushtarake

Gjatë mandatit të tij të parë, Trump propozoi mbajtjen e një parade pasi pa një të tillë në Francë në Ditën e Bastijës në vitin 2017.
Trump tha se pasi pa procesionin dy-orësh përgjatë Champs-Elysees të famshëm, donte një paradë edhe më madhështore në Pennsylvania Avenue.
Ky plan u hodh poshtë përfundimisht për shkak të kostove të mëdha — me një vlerësim prej 92 milionë dollarësh — dhe çështjeve të tjera logjistike.
Ndër to ishin kundërshtimet nga zyrtarët e qytetit, të cilët thanë se përfshirja e tankeve dhe automjeteve të tjera të rënda të blinduara do të shkatërronte rrugët.
6,600 ushtarë, tanke dhe helikopterë në zemër të Uashingtonit
Dokumente të datuara më 29 dhe 30 prill, bëjnë thirrje për pjesëmarrjen e më shumë se 6,600 ushtarëve, 150 automjeteve ushtarake, 50 helikopterëve dhe shtatë bandave ushtarake. Rreth 6,300 ushtarë pritet të marshojnë, ndërsa pjesa tjetër do të ndihmojë në organizim. Në të njëjtën kohë, mijëra civilë priten si spektatorë dhe pjesëmarrës, përfshirë veteranë, studentë të akademive ushtarake dhe klubeve të ri-aktualizimit të betejave historike.
Transporti dhe akomodimi i personelit, së bashku me mobilizimin e tankeve të betejës, Stryker, Bradley dhe topave vetëlëvizës, pritet të kushtojë dhjetëra miliona dollarë, megjithëse dokumentet nuk përmendin kosto specifike.
I pyetur për planet e paradës, zëdhënësi i Ushtrisë, Steve Ëarren tha të enjten se nuk ishte marrë asnjë vendim përfundimtar.
Në fakt, ai propozoi riemërtimin e 8 majit si “Dita e Fitores në Luftën e Dytë Botërore” dhe 11 nëntorit (Dita e Veteranëve) si “Dita e Fitores në Luftën e Parë Botërore”.
Kryetarja e Bashkisë së Uashingtonit, Muriel Boëser, konfirmoi në prill se qeveria i ishte drejtuar asaj në lidhje me një paradë që do të fillonte në Pentagon në Arlington dhe do të përfundonte në qytet. Ndërsa ajo nuk e dinte nëse zyrtarisht do të ishte një “paradë ushtarake”, ajo tha se “tanket në rrugë nuk janë një ide e mirë”, duke vënë në dukje nevojën për fonde për të riparuar rrugën.
Pentagoni kishte shprehur shqetësime të ngjashme në vitin 2018, kur një memo e brendshme tha se përdorimi i automjeteve me zinxhirë do të përjashtohej për arsye të mbrojtjes së infrastrukturës, në favor të automjeteve me rrota.
Trump tha në një postim në rrjetet sociale në vitin 2018 se po e anulonte eventin për shkak të kostove dhe akuzoi politikanët vendas për rritje çmimesh.
Këtë vit, ndërsa planet përparonin që Ushtria të organizonte festivalin e ditëlindjes në Uashington, filluan përsëri diskutimet për një paradë.
Kryetarja e bashkisë së Uashingtonit, Muriel Boëser, pranoi në prill se administrata i ishte drejtuar qytetit për mbajtjen e një parade më 14 qershor që do të shtrihej nga Arlington i Virxhinias, ku ndodhen Pentagoni dhe Varrezat Kombëtare të Arlingtonit, përtej lumit Potomac dhe në Uashington.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




