Ushtria izraelite: Kemi vrarë komandantin e Hezbollahut në sulmet me dron në jug të Libanit

Ushtria izraelite ka bërë të ditur se eliminuar një prej komandatëve të Hezbollahut në sulmet me dron në jug të Libanit.
Sipas IDF-së, në sulmet e ushtrisë izraelite ka mbetur i vrarë Hussein Ali Nasr, zv / shefi i Njësisë së Hezbollahut 4400, i cili është përgjegjës për kontrabandën e armëve në Liban.
Si pjesë e rolit të tij, IDF thotë se Nasr ka punuar, së bashku me Iranin, për të kontrabanduar armë dhe fonde në Liban për të rivendosur aftësitë ushtarake të Hezbollahut.
“Nasr ishte në kontakt me punëtorët në aeroport që po vepronin fshehurazi për Hezbollah dhe po ndihmonin për operacionet e kontrabandës. Për më tepër, ai përparoi dhe drejtoi marrëveshjet e prokurimit të armëve me kontrabandistët përgjatë kufirit Siri-Liban. Për më tepër, si pjesë e rolit të tij, ai mbikëqyri procesin e ngritjes së forcës së organizatës”, ka bërë të ditur IDF.
Ushtria thotë se sulmet vijnë si pjesë e përpjekjeve kundër Njësisë së Hezbollahut 4400, e cila është e ngarkuar me shpërndarjen e armëve nga Irani dhe përfaqësuesit e saj në Liban, përmes Sirisë dhe Irakut.
Sulmet kundër Njësisë 4400 në mes të luftës kanë përfshirë atentatet e kreut të njësisë, Muhamed Ja’far Qassir, në Beirut në fillim të tetorit 2024, dhe zëvendësimin e tij, Ali Hassan Gharib, në Damask disa javë më vonë, së bashku me komandantët e tjerë të lartë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




