Ushtria izraelite urdhëron evakuimin e banorëve të Gazës

Botë | 1 vit më parë

Ushtria izraelite ka urdhëruar banorët e qytetit të Gazës të evakuohen përpara një ofensive të zgjeruar për të pushtuar qendrën më të madhe urbane të territorit, pjesë e një pushtimi të planifikuar që po ngjall alarm ndërkombëtar.

Marrja nën kontroll e qytetit me 1 milion palestinezë ndërlikon përpjekjet për armëpushim për t’i dhënë fund luftës gati dyvjeçare.

Zëdhënësi ushtarak, Avichay Adraee, ka thënë se të gjithë banorët duhet të largohen nga qyteti dhe të shkojnë në një zonë humanitare në Khan Younis, në zonën e al Mawasi.

Nga qendra e qytetit të Gazës, është rreth 17 milje në jug. Mund të duhen më shumë se gjashtë orë për të ecur.

Një ditë më parë (8 shtator), kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi banorët e Gazës të largoheshin menjëherë, disa orë pasi Izraeli tha se do të shtonte sulmet ajrore. Kryeministri izraelit tha se forcat po organizoheshin dhe po grumbulloheshin në Gaza për një “manovër” tokësore.

Kritikët ndërkombëtarë thonë se plani i Izraelit – i cili përfshin demilitarizimin e të gjithë rripit ndërsa Izraeli merr kontrollin e sigurisë mbi të – mund të thellojë gjendjen humanitare të 2.2 milionë njerëzve që jetojnë atje, të cilët po përballen gjithashtu me një uri në rritje.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme