USS “Mount Whitney” në Porto Romano, ambasada amerikane: Fazë e re në modernizimin ushtarak të Shqipërisë, hapi i radhës në partneritetin e fortë mes vendeve tona

Mbërritja e anijes luftarake amerikane “USS Mount Whitney” në Porto Romano shënon një moment historik, duke qenë ndalesa e parë e një anijeje të tillë amerikane në këtë port. Ky zhvillim konsiderohet si një fazë e re në modernizimin ushtarak të Shqipërisë dhe një hap i rëndësishëm në partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Njoftimi nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë thekson rëndësinë e këtij bashkëpunimi të fortë mes dy vendeve.
“Mirë se vjen në Shqipëri, USS MOUNT WHITNEY! Kjo është ndalesa e parë e një anijeje luftarake amerikane në Porto Romano. Mirëpresim këtë fazë të re në modernizimin ushtarak të Shqipërisë dhe këtë hap të radhës në partneritetin e fortë mes vendeve tona.”, shkruan ambasada amerikane në një postim në faqen e saj zyrtare në rrjetet sociale.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.







