Vala e dytë e COVID-19 ka shkaktuar më shumë viktima se e para

Botë | 6 vite më parë

Në valën e dytë tën koronavirusit në BE ka shkaktuar vdekjen e mbi 150000 personave.

Pikërsiht para 100 vjetësh njerëzimi është ballafaquar me pandeminë shaktërruese e njohur si gripi spanjoll, ndërkohë që historianët janë përpjekur ta sqarojnë, pse pikërisht vala e dytë ishte shumë më shkatërruese se ajo e para.

Tani e dimë se nuk ishte çështja  një përjashtim historik, sepse kështu po ndodhë edhe me koronavirusin COVID-19, bën të ditur Iltasanomat, transmeton RTKLive.

Në Stokholm, Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), mban evidencën e viktimave të koronavirusit, ku sipas saj, brenda BE-së vala e dytë e pandemisë është shumë më e rëndë se në kohën e infeksionit në valën e parë në stinën e pranverës.

Sipas statistikave të ECDC-së, bredna BE-së ka pasur 136.176 vitkima në mars të këtij viti, ndërkohë që në fund të gushtit kemi 152.216 viktima të koronavrusit.

Drita në fund të tunelit

Në vendet e BE-së tani kemi 31 vitkima ne 1 milion banorë, krahasuar me pranverën e shkuar dhe, ndonëse sipas kryekomosioneres, Ursula von der Leyen, me fillimin e fushatës vaksinimit të kundër COVID-19, megjithatë  përpara kemi dimrin e gjatë.

Shikuar nga këndvështrimi finlandez, gjendja sipas ECDC-së, duket se është ngushëlluese, ngase në valën e parë të koronaviruasit, në Finlandë kemi pasur 329 viktima, tani, deri më 6 dhjetor, kemi 86 viktima.

Ngjajshëm kemi situatën edhe në vendet tjera skandinave, si psh. në Suedi, tani kemi një situatë më të mirë se në valën e parë. Atje, Suedi, në pranverë kemi pasur 5766 viktima, ndërsa tani kemi 1301 viktima, që do të thotë shumë më pak se në valën e parë.

Po kështu mund të thuhet edhe për vendet e BE-së, si:Italia, Spanja, Franca, që më mirë kanë kontrolluar gjendjen tani se në valën e parë.

Probleme në vendet lindore

Veçanërisht keq kanë kaluar vendet lindore, si Polonia, fjala vjen, ku është dhjetëfishuar numri i viktimave mga koronavirusi, ndërkohë që në Rumani është katërfishuar numri i vdekjeve nga po ky virus. Ndërkaq në Kroaci nga 145 viktima, sa kishte në pranverë, tani atje ka mbi 2000 viktima.

Ende më keq ka kaluar Çekia, ku nga 382 vdekje sa kishte në pranverë, tani ka mbi 8500 viktima nga koronavirusi.

Kështu, një gjendje të rëndë po kalon edhe Hungaria, që ka mbi 5000 viktima më shumë, pastaj Bullgaria që ka mbi 4000 viktima më tepër se në valën e parë.

Duke qenë kështu, udhëheqësi i OBSH-së për Evropë, Hans Kluge, deklaroi se është e rëndësi që të ballafaqohemi me këtë pandemi të bashkuar, që, sipas tij do të zgjasë edhe për dy vjet, herë-herë agressive e here-herë më e butë.

Ndërkaq, sipas komisioneres për shëndetësi, Stella Kyriakides, në Evropë çdo 17 sekonda kemi një vdekje nga koronavirusi dhe çdo ditë nga 5000 viktima kemi nga kjo sëmundje.

Duke shikuar statistikat e dhëna deri më tani, nuk mund të thuhet se gjendja është në përmirësim, veçmas në gatishmërinë për ta tajkaluar këtët gjendje kritike që po mbretëron tani në Evropë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme