Van Dijk: Ja si më ndihmon Le Bron Xhejms të përmirësohem

Angli | 3 vite më parë

Njëri prej mbrojtësve më të mirë në glob tregon se Le Bron Xhejms e ndihmon që të përmirësohet edhe më shumë. Virgjil Van Dijk ka lënë të kuptohet se ylli amerikan i basketbollit, i cili njëkohësisht zotëron një përqindje të vogël aksionesh të Liverpulit, po e influencon që të përmirësohet në fushë.

“Shprehja e tij ‘Mbreti foli’ më frymëzon shumë. Dua që të përmirësohem edhe më shumë për të arritur gjithmonë e më shumë. Këtë sezon jemi në lojë për gjithçka, por më duhet ta pranoj se ç’do sezon është sfidë më vete. Mundohem të shikoj atletët e medhënj dhe të mësoj prej tyre si qëndrojnë gjithmonë të uritur. Mundohem të shikoj si veprojnë ata, të cilët janë më të mirët, kur nuk janë në momentet më të mira”, tregon holandezi.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme