Vangjeli: Kosova nuk e ka luksin të kalojë kriza të tilla, Kurti po i bën dëm vendit

Kosovë | 1 vit më parë

Analisti Lorenc Vangjeli ka komentuar krizën politike në Kosovë pas dështimit të Albin Kurtit për të krijuar qeverinë e re të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Gjatë emisionit “Trialog” në RTSH, Vangjeli tha se Kurti po i shkakton dëm vendit, ndërsa i ka bërë thirrje opozitës që të kuptojë se vendi është në rrezik dhe se “duhet të krijojë një derë” për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për të nesërmen.

“Unë jam rezervuar të flas nga tiranë për Prishtinën. Por tashmë ka kaluar çdo cak. Deri dje që prisnim raportin e ODIHR-it të radhës në Tiranë kishim një ngushëllim ku thoshim shiko si bëhen zgjedhjet në Kosovë. Albin Kurti është i bindur që “unë jam Kosovë” dhe është i bindur se pa të Kosova do të jetë shumë më keq, por në fakt është duke i bërë keq. Kosova nuk e ka luksin të kalojë në kriza të tilla. Opozita duhet të kuptojë që atdheu është në rrezik dhe po vazhdojë kështu Kosova mund të quhet edhe ndryshe “AlbDheu” i Kurtit. Nëse e kalojnë këtë makth ideologjik, kinse patritotik, mund të jepnin mundësi jo qeverisë së atypëratyshme të Kosovës, por hapjes së derës për të gjetur një zgjidhje për të nesërmen”, tha Vangjeli.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme