Vangjeli: Opozita duhet të ecë një hap përpara në procesin e integrimit evropian

I ftuar në studion e emisionit “Trialog” në RTSH1, të moderuar nga Alba Alishani, analisti Lorenc Vangjeli komentoi mbi zhvillimet politike dhe procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.
Vangjeli theksoi se opozita duhet të jetë gjithmonë një hap përpara në çështjet që lidhen me integrimin, qoftë edhe për arsye pragmatiste. Sipas tij, diskutimi për Evropën ka ndryshuar në thelb.
Vangjeli nënvizoi se, pavarësisht problemeve apo diferencave të mëdha me vendet e tjera evropiane, zgjerimi i kufijve politikë të Bashkimit Europian do të sillte garanci shtesë për zgjedhje të lira, të ndershme, konkurruese dhe të barabarta.
“Opozita duhet të jetë një hap më parë sidomos në çështjet e integrimit, qoftë edhe për një arsye pragmatiste, diskutimi për Evropën sot ka ndryshuar në gjë thelbësor. Nëse më parë thuhej bëhuni gati për të ardhur në klubin tonë matanë gardhit kur të jeni gati kaloni këtej, Tani ka ndryshuar kjo filozofi. Mirë apo keq, me probleme apo me defekte, me diference të jashtëzakonshme me vendet Evropiane. Nëse kufijtë e Brukselit do të shtriheshin deri në bregun e Adriatikut, që i përket Shqipërisë apo të Jonit është një garanci më shumë që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme. Konkurruese dhe të barabarta”, u shpreh Vangjeli.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




