Vangjeli: Sistemi i drejtësisë po kthehet në regjim represiv, nevojitet një klithmë kombëtare

Aktualitet | 9 muaj më parë

Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në emisionin “Trialog” në RTSH, ka ngritur shqetësimin për mënyrën se si sistemi i drejtësisë po funksionon në vend, duke e cilësuar atë si represiv dhe të ngjashëm me mentalitetin bolshevik.

“Po ngrihet flamuri i kuq për diçka që ne e dinim, e shtrirë tashmë për një masë më të madhe shqiptarësh që vuajnë një regjim represiv nga sistemi i drejtësisë. Një mentalitet represiv dhe bolshevik, flasim për masat e sigurisë. Rasti Veliaj apo raste të tjera të kalibrit të lartë janë më të dukshëm, por e vërteta është më e thellë, më e rëndë dhe prek mijëra qenie njerëzore dhe familje shqiptare,” u shpreh Vangjeli.

Ai e cilësoi këtë fenomen si një nga plagët më të mëdha sociale të vetëshkaktuara, duke theksuar se politika nuk ka marrë rolin e parashikimit dhe zgjidhjes së problemit.

“Ky është një moment për një klithmë kombëtare sepse ka ndodhur në vëmendje të gjithëve dhe politika, e cila do të duhej të ishte akti i parashikimit dhe shërimit të problemit, thjesht i është shmangur këtij problemi,” shtoi analisti.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme