VanHorn takim me ministren e Shëndetësisë: Teknologjia amerikane mund të përmirësojë cilësinë e shërbimit të shëndetit publik

E ngarkuara me punë e SHBA Nancy VanHorn, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies sociale Evis Sala. Ambasada amerikane njofton përmes një postimi në Facebook se në këtë takim, i pari zyrtar i zhvilluar mes VanHorn dhe Ministres Sala, diskutimet u përqendruan në përdorimin e inovacionit dhe transparencës për transformimin e kujdesit shëndetësor.
Po ashtu, në takim u shqyrtua edhe se si kompanitë farmaceutike dhe teknologjia amerikane mund të përmirësojnë ofrimin dhe cilësinë e shërbimeve të shëndetit publik
“Në takimin e tyre të parë zyrtar, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Evis Sala diskutuan se si inovacioni dhe transparenca mund të transformojnë kujdesin shëndetësor. Ato shqyrtuan se si kompanitë farmaceutike dhe teknologjia amerikane mund të përmirësojnë ofrimin dhe cilësinë e shërbimeve të shëndetit publik për të gjithë”, shkruan ambasada amerikane.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



