Vapa përvëluese “mbyll” njerëzit në shtëpi – Edhe liqeni i Kukësit mbetet bosh në këto ditë korriku

Botë | 1 vit më parë

Prej disa ditësh, qyteti i Kukësit përjeton temperatura të larta, që shpesh tejkalojnë 35 gradë Celsius. Në rrugët e qytetit vërehet një mungesë e dukshme e këmbësorëve, ndërsa numri i automjeteve në qarkullim është në rritje një tregues i qartë se qytetarët po zgjedhin automjetet për të shmangur ecjen në këtë të nxehtë.

Liqeni i Kukësit, një nga zonat më të frekuentuara gjatë verës, është gjithashtu thuajse i boshatisur.

Sinoptikanët paralajmërojnë se kjo valë e të nxehtit do të vijojë edhe në javët në vazhdim. Kjo do të sjellë jo vetëm kufizim të lëvizjes në qytet, por edhe rrezik për shëndetin publik, veçanërisht tek të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.

Mjekët këshillojnë që qytetarët të shmangin daljet gjatë orëve të pikut, të qëndrojnë në vende të ajrosura dhe të pinë sa më shumë lëngje. Kujdes i veçantë kërkohet për fëmijët, të moshuarit dhe ata që vuajnë nga tensioni, diabeti apo probleme të zemrës.

Gazetar: D. Shehu

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme