Vatër e madhe zjarri në fshatin Goranxi të Dropullit

Një vatër e madhe zjarri është regjistruar në fshatin Goranxi të Dropullit. Flakët, të favorizuara edhe nga era janë përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme. Kreu i Bashkisë Dropull, Dhimiter Toli tha se prej tre javësh tashmë, ata janë në luftë me flakët.
“Flakët vazhdojnë që dje dhe do jetë një natë e vështirë, kemi marrë të gjitha masat. Sot kanë ardhur 2 avionë nga 2 herë nga Greqia, do vijën avionët dhe nesër për të shuar këtë zjarr masiv. Është java e tretë në bashkinë Dropull që vijojnë zjarret”, u shpreh ai.
Prefekti i qarkut, Odise Kote tha se operacioni për shuarjen e flakëve është i vështirë për shkak të terrenit, ndërsa janë angazhuar të gjithë zjarrfikësit e qarkut.
“Prej më shumë se 3 javësh jemi në një betejë shumë të vështirë me zjarrin. Prej dy ditësh janë të mobilizuara të gjitha zjarrfikëset e qarkut të Gjirokastër, janë Forcat e ndërhyrjes së Shpejtë. Operacioni vazhdon, por është i vështirë pasi flakët favorizohen edhe nga era”, tha ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



