Veliaj: Opozita do të zhgënjehet shumë! Ne po shkojmë drejt mandatit të 7-të!

Politikë | 2 vite më parë

Kryetari i Bashkisë  së Tiranës Erion Veliaj ka shprehur bindjen se PS është duke shkuar drejt mandatit të 7-të të fitoreve të saj.

“Mes kalit blu dhe kalit të kuq, fiton gjithnjë kali i kuq. Ky është një film që tashmë e kemi parë” tha zoti Veliaj.

“Këta janë duke parë të njëjtin film duke shpresuar se do fitojë kali  blu” ironizoi zoti Veliaj opozitën.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme