Vëllai i kreut të Bashkisë së Tiranës paraqitet në SPAK

Aktualitet | 1 vit më parë

Arbër Veliaj, vëllai i kreut të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) mëngjesin e kësaj të enjte (21 gusht). Në kuadër të hetimeve ndaj Veliajt, banesa dhe bizneset e të vëllait kanë qenë objekt kontrolli nga SPAK.

Pas daljes nga ambientet e prokurorisë, Arbër Veliaj tha shkurtimisht: “Erdha vullnetarisht për t’u shprehur për pozicionin tim”

Veliaj ndodhet në burg që prej datës 10 shkurt të këtij viti, i akuzuar për korrupsion, deklarim të rremë të pasurisë dhe pastrim parash. Po ashtu nën hetim është edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, ndaj të cilës është vendosur masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Veliaj i ka mohuar akuzat, teksa tre ditë më parë, depozitoi një kërkesë zyrtare pranë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përmes së cilës kërkon shpalljen e pavlefshmërisë dhe papërdorshmërisë së akteve hetimore të kryera nga Prokuroria e Posaçme.

Në kërkesën e tij, Veliaj pretendon për shkelje nga Prokuroria e Posaçme lidhur me hetimin ndaj tij, me argumentin se janë kryer nga një person që “juridikisht nuk ka qenë asnjëherë prokuror”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme