Vendimet – Ndryshime në disa institucione, emërime dhe lirime nga detyra në disa sektorë

Politikë | 1 vit më parë

Me vendim të Këshillit të Ministrave, janë bërë ndryshime në disa institucione qeveritare ku përfshijnë Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministrinë e Mjedisit dhe Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.

Konkretisht Arta Dollani është liruar nga detyra e Drejtoreshës së Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. Ajo kishte marrë këtë pozicion në dhjetor të vitit 2021. Para kësaj, Dollani ka drejtuar Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore.

Gjithashtu Herida Duro është emëruar në postin e Zëvendësministres së Arsimit. Para këtij emërimi, ajo ka shërbyer si Drejtore e Turizmit.

Në postin e Zëvendësministres së Mjedisit është emëruar Elda Xhumari.

Një tjetër ndryshim është edhe lirimi nga detyra e Zëvendësministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Roland Kristos.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme