Vendimi drastik i FIFA-s për gjyqtarine Argjentinë-Holandë: ja

Uncategorized | 4 vite më parë

Pas hapjes së një hetimi për kaosin mes Holandës dhe Argjentinës, FIFA ka urdhëruar që arbitri spanjoll Antonio Matheu Lahoz, i kontestuar ashpër për vendimet e tij në çerekfinalen e Kupës së Botës të fituar nga ‘Selección’ me penallti, të mos vazhdojë të arbitrojë më në turneun në Katar.

Këtë e ka bërë të ditur agjencia argjentinase Telam. Protestat e lojtarëve të të dyja skuadrave kundër gjyqtarit kanë bërë që autoriteti më i lartë i futbollit ndërkombëtar të analizojë punën e tij. Sipas të dhënave statistikore të siguruara nga vetë FIFA, Lahoz është arbitri me më shumë kartonë të verdhë të shfaqur në një ndeshje. Në total, ai ndëshkoi 14 lojtarë.

 Kësaj ai i shtoi 48 shkelje të sanksionuara, 30 për ekipin Albiceleste dhe 18 për ekipin holandez, përveçse nuk di të kanalizojë me autoritet diskutimet dhe zënkat e protagonistëve të të dyja skuadrave në fushë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme