Vendimi historik, Meta dhe Google shpallen përgjegjëse për varësinë nga rrjetet sociale

Një vendim historik i një jurie në Los Angeles ka tronditur botën e teknologjisë: gjigantët Meta dhe Google janë shpallur përgjegjës për ndikimin e platformave të tyre në krijimin e varësisë tek përdoruesit. Çështja u ngrit nga një 20-vjeçare, e cila argumentoi se përdorimi i Instagram dhe YouTube kishte dëmtuar shëndetin e saj mendor që në fëmijëri.
Pas një gjyqi pesë-javor, juria vendosi se Meta mban 70% të përgjegjësisë, ndërsa Google 30%. Ky është një rast i paprecedentë që pritet të ketë pasoja të gjera, pasi hap rrugën për qindra padi të tjera të ngjashme në gjykatat amerikane.
Meta ka reaguar duke thënë se nuk pajtohet me vendimin dhe po shqyrton opsionet ligjore, ndërsa avokatët e kompanisë argumentuan se përdorimi i Instagramit nuk ishte shkaku kryesor i problemeve të paditëses. Megjithatë, juria e konsideroi ndikimin e platformave si të dëmshëm dhe të lidhur drejtpërdrejt me varësinë e krijuar.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




