Vendimi në Hagë për udhëheqësit e UÇK-së shkakton reagime të forta

Vendimi i Gjykatës në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, për refuzimin e rrëzimit të mocionit të mbrojtjes për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, ka shkaktuar reagime të shumta në Kosovë.
Reagimet nga veteranët dhe Shoqëria Civile
Organizata e Veteranëve të UÇK-së, përmes kryetarit Hysni Gucati, e cilësoi vendimin si një “goditje për drejtësinë”, duke theksuar se ai synon të vazhdojë stigmatizimin e luftëtarëve të lirisë.
Edhe KMDLNj (Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut) ka reaguar ashpër, duke e quajtur procesin të padrejtë, jotransparent dhe të paarsyeshëm. Sipas KMDLNj-së, vendimi është pjesë e një qasjeje të njëanshme me qëllim dënimin e udhëheqësve të UÇK-së dhe rishkrimin e historisë së Kosovës.
Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, përmes kryetarit Shyqri Galica, shprehu qëndrimin se procesi po zhvillohet në bashkëpunim me autoritetet serbe. Lidhja theksoi se UÇK-ja njihet si një forcë çlirimtare që luftoi për pavarësinë e Kosovës.
Mbështetësit e ish-udhëheqësve të UÇK-së e konsiderojnë gjyqin si një përpjekje për të diskredituar luftën e tyre të drejtë. Aktakuza ndaj tyre është konfirmuar më 26 tetor 2020. RTK
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




